Krasniqi: Fati i zgjedhjeve nga koalicionet lokale

Analisti Afrim Krasniqi duke komentuar rezultatin e sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, tha mbremjen e djeshme se fati i zgjedhjeve varet nga koalicionet lokale.

Pjesë nga deklarata në Tonight Ilva Tare:

Krasniqi: Fati i këtyre zgjedhjeve do të varet nga koalicionet lokale. Të gjithë e dimë që në Shkodër diskutohet një parti jashtë skenës politike që mund të marrë një mandat. Mund të diskutohet në Dibër, në Vlorë. Janë dy parti që kanë qeverisur Shqipërinë sot, janë në koalicion dhe bëjnë sikur janë kundër njëri-tjetrit ndërkohë që kanë zgjedhur President kryetarin e partisë kundërshtare.

Sfida kryesore për opozitën është për ta maksimalizuar koalicionin politik. Ka dhuruar shumë më tepër mandate se sa ka vota. Ka dhuruar mandate të njerëzve që nuk kanë përvoja politike. Edhe Libra pavarësisht se na duk se ka rritje, është pozitive dhe duhet të ishte shumë më lart. Edhe partitë e tjera duhet të ishin shumë më aktive.

Lajmi i madh është për Libra-n që është hera e parë që konfirmohet si partia e katërt politike. Ndërkohë që partitë e tjera. Të tjerat janë të mërzitura.  

SHKARKO APP