Kreditë e buta, Dalipi: Ka rritje të aplikimeve për vitin 2017

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi fton opozitën që të japë propozimet e saj në diskutimet për buxhetin, që priten të jenë pjesë e mbledhjes së radhës. Në Ora News, Dalipi komentoi disa cështje si paketa e ndihmës me kredi të butë për të pastrehët, palnin urbanistik të Tirannës etj.

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të ketë në axhendë diskutimet për buxhetin. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi tha se mazhoranca pret çdo sugjerim të opozitës, por edhe grupeve të tjera të interest, në mënyrë që buxheti të jetë më efikas në çdo zë.

Dalipi: Mirëpresim çdo sugjerim, janë të hapur të gjithë qoftë edhe një këshilltar të zhvillojë konsultime dëgjesa apo të marrë propozime nga grupe të caktuara interesi, ashtu sikundër grupet, ashtu sikundër dhe aleancat që janë krijuar në këshillin bashkiak. Pra kjo është transparenca që secili të bjerë dhe përfaqësojë zërin e një komuniteti të caktuar, grupi interesi të caktuar, në këshill. Pastaj në fund këshilli vendos dhe gjykon sipas kritereve edhe ligjore edhe qytetare.

Pas 1 viti pezullim të aplikimeve për kredi të butë nga ana e Bashkisë, Dalipi tha se është vënë re një rritje e ndjeshme e atyre që duan të përfitojnë nga kjo paketë.

Dalipi: Interesi është shumë i madh sepse duke qenë një qytet në zhvillim dhe me ardhje dinamike sikurse ju e thoni natyrisht që familjet e reja kanë nevojë për një banesë në mënyrë që të jetojnë normal dhe të kenë mundësi për kushte cilësore për krijimin e një familje të re.

Projekt europian bashkimi, e konsideroi kreu i këshilltarëve, krijimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Dalipi: Ky është  një projekt europian bashkimi në mënyrën e menaxhimit të territoreve tona për të rritur cilësinë e jetës dhe në fund të fundit për të qenë krenarë që jemi shqiptar.

Duke folur për projektet e hapura infrastrukturore, Dalipi apeloi qytetarët që të përdorin mjetet alternative për të lëvizur.

SHKARKO APP