Krerët e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend, shqytohen edhe dy komisionet për Reformën Zgjedhore e Territoriale

Krerët e drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela, raportojnë sot në Kuvend, në një seancë e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas këtyre, Kuvendi do të dëgjojë raportimet vjetore për vitin 2024 nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas në rend dite është raportimi i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në vijim pritet që të raportojë Altin Dumani për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme që ai drejton. Më pas Artur Metani do të raportojë për ILD-në, si dhe raporti i KLGJ dhe KLP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?