Krerët e komuniteteve fetare: Qeveria të mos miratojë martesat gay

Megjithëse nuk është pjesë e debatit të ditës, drejtuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër dalin kundër martesave midis gay-ve.

Famulltari i Kishës Ortodokse at Nikolla Petani, tregohet i ashpër, kur deklaron se qeveria po i shpërfill të gjitha komunitetet fetare, duke ndërhyrë në Kodin e Familjes.

Po u imponohet njerëzve se duhet të heqim tashmë brenda në kod ligjin e përcaktimit burrë me grua e duhet të shtojmë grua me grua dhe burrë me burrë. Këto ndryshime po bëhen me arrogancë dhe pa u konsultuar me popullsinë që është mjaft e ndjeshme ndaj këtij fakti djallëzor, dhe aq më pak me komunitetet fetare”, thekson ai.

Imzot Angelo Massafra paraqiti si shqetësim korrupsionin, por edhe zhvillimin e teknologjisë që i hap mundësinë të rinjve për të parë pornografi.

Kemi problemin e madh të pornografisë e cila banalizon dhuratën e madhe të njerëzimit.  Këshilloj prindërit të jenë më vigjilentë”,tha ai.

Në të njëjtën lindje ishte edhe kreu i Myftinisë së Shkodrës, Muhamed Syrtari.

Të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij. Ekstremizmi dhe devijimi nga ky rregull është i refuzuar nga islami”, tha Syrtari.

Deklaratat e tyre u bënë gjatë një konference për rolin e familjes, ku të pranishëm ishin kryesisht të rinj. /Dita/

SHKARKO APP