Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen, ja kush është kryetarja e re e Aleancës Kuqezi
Aleanca Kuqezi njofton opinionin publik se në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit drejtues u miratua dorëheqja e parevokueshme e kryetarit, Kreshnik Spahiu. Në mbështetje të statutit të Aleancës Kuqezi dhe Legjislacionit shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i propozoi Këshillit zonjën Lumturi Ratkoceri që të drejtojë e autorizuar Aleancën Kuqezi deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ku do të votohet edhe Kryetari i ri. Kandidatura e zonjës Lumturi Ratkoceri u miratua me shumicë votash nga Këshilli drejtues.
1. Kryetare e Komanduar – Lumturi Ratkoceri
2. Zv.Kryetar – Shkelzen Neza
3. Zv. Kryetar – Edmir Dymleku
4. Zv. Kryetar – Arben Zhuka
5. Zv. Kryetar – Adriatik Leka
6. Sekretar i Pergjithshem – Redi Ramaj
7. Sekretar organizativ – Zaçe Islami
8. Zv. Kryetar i Tiranes – Lorenc Kryekurti
9. Zv. Kryetar i Tiranes – Nderim Billa
10. Zv. Kryetar i Tiranes – Zef Preshqefa
11. Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Enea Hoxha
12. Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Ardit Sina
13 – Bashkekryetar i Rinise KuqeZi – Eraldo Sefa
14 – Kryetar e Rinise per Tiranen – Fiorentina Spahiu
15. Kryetare e Grave Kuqezi – Lumturi Kala
16. Kryetare e Grave per Tiranen – Arzi Hysa
17. Shefe e Burimeve Njerezore – Zoica Pacuka