Kreu i GJKKO, Erion Bani: Në sallat e gjyqeve duhet të ketë polic, do kërkojmë llogari një për një

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani teksa bëri homazhe për gjykatësin e Apelit Astrit Kalaja, të varë të hënën në sallën e gjyqit, deklaroi se siguria në gjykatat e vendit mungon në 99% të rasteve. Nga ana tjetër, Bani tha se të gjitha gjykatat në vend kanë nevojë për godina të reja, që të garantohet siguria.

”Jeni dëshmitarë vetë, sepse jeni gazetarë që mbuloni fushën e drejtësisë dhe e konstatoni që siguria, pothuajse në 99% të rasteve të gjykatave nuk i plotëson kushtet. Asnjë gjykatë nuk i plotëson kushtet, pasi të gjitha duhen ndërtuar nga fillimi që të plotësojnë kushtet. Duhet të kuptojmë që pa siguri të gjykatave, nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit. Pasi një gjyqtar, nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk të japë drejtësi”, tha Bani.

Bani shtoi se të enjten do të ketë një mbledhje të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ku do të adresohen të gjitha problemet në organet kompetente. ”Do të shikohet, kushdo organ që nuk ka përmbushur detyrën, do të merren masa të mëtejshme. Së pari, do të fillojë nga gjykatat dhe pasi të përmbushin detyrën e vet do të kërkojnë llogari një për një për të gjitha institucionet që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. Aktet ligjore që nga viti 2010 thonë se në të gjitha sallat e gjykimit duhet të ketë prani të forcave të policisë, që të garantohet siguria. Ky është një fakt. Arsyeja pse nuk janë përcaktuar këto, do të adresohen dhe do të diskutohen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?