FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: Auditimet e KLSH zbulojnë shkelje në prokurimet publike

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2024 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.

Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.

Shehu theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë”, u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti i KLSH-së për vitin 2024 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?