Kreu i LSI-së thumbon PS: Na duhet shtet që shtrin dorën e ofron zemrën, jo drurin e prangat
MESAZHI I VASILIT
Programi i LSI-së e transformon Shqipërinë. Ikën nga fjalët dhe fasadat, e vjen te konkretja, te tavolina e qytetarit, te qetësimi i biznesit. Japim përgjigjet që kanë munguar për më shumë se dy 10-vjeçarë për të krijuar një shtet që shtrin dorën dhe nuk tregon drurin, që ofron zemrën dhe jo prangat. Ky shtet i duhet të gjithëve. Këtu mund të jetohet më mirë dhe qindra e mijëra të rinj nuk kanë nevojë të shikojnë Perëndimin e hidhët e të largët, por ta shikojnë të ardhmen këtu, në vendin tonë
#NjeShansPerTeGjithe
#NjeShansPerGruan