Kreu i LSI-së uron festën e 1 qershorit, Vasili: I detyrohemi fëmijëve dhe familjeve të tyre
Kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim ka uruar me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale festën e fëmijëve.
Teksa i uron të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit, Vasili shprehet se dita e sotme duhet të shërbejë dhe si ditë reflektimi për atë çfarë nuk është bërë për fëmijët deri tani.
“Ditë me dritë sot. Uendi, një vajzë e vogël dhe shumë e talentuar, më dhuroi këtë pikturë në këtë 1 qershor. Sa shumë i detyrohemi fëmijëve të Shqipërisë dhe familjeve të tyre!”- shkruan Vasili.