Kreu i OSHEE-­së në Korçë: Plani i investimeve, mbi 2.6 milionë dollarë

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela zhvilloi disa takime me drejtuesit lokalë të Drejtorisë Rajonale OSHEE, Korçë, në kuadër të fushatës në terren, për t’u njohur me problemati kat e sektorit, njohjen me planin e masave dhe objektivat për 2015­ n.

“Është një rajon me rezultate pozitive, por jo aty ku ne duam të arrijmë. OSHEE ka vendosur targete për uljen e humbjeve, rritjen e nivelit të faturimit dhe arkëtimev e, prandaj dhe stafit të Korçës i dalin detyra të rëndësish me për 2015­-n, në kuadër edhe të zotimeve që shoqëria ka ndërmarrë ndaj qeverisë dhe BankësBotërore”, – u shpreh për mediat administratori Çela.

Sipas kreut të OSHEE-së, Korça është model pozitiv për nga performanca, prandaj kërkohet që jo vetëm të arrijë objektivat, por t’i tejkalojë, në mënyrë që drejtoritë e tjera ta ndjekin nga pas.

“Jemi të qartë se realizimi i objektivav e arrihet përmes rritjes së performancës së stafit dhe investimeve, pika këto të cilat unë i trajtova me mjaft rëndësi gjatë mbledhje e me degët e rajonit”, ­u shpreh gjithashtu Çela.

Për rajonin kryesor të Juglindjes, parashikohet ndërtimi i një nënstacion i në zonën e Ersekës, me vlerë 1.1 milionë USD, kompletimi me matësa etj, në vlerë rreth 1.3 milionë USD.

Në total, përfshi edhe projektet e tjera, parashikohet të investohen për vitin 2015 mbi 2.6 milionë USD, vlerë kjo që i jep garanci me furnizim cilësor rajonit të Korçës, sidomos zonave turistike, si Dardha. 

SHKARKO APP