Kreu i SPAK Altin Dumani, takim me ministren belge të Drejtësisë: Bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër krimit
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u takua me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, znj. Annelies Verlinden, dhe me Ministren e Azilit dhe Emigracionit të Mbretërisë së Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm dhe forcimin e tij mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese belge, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, koordinimit të operacioneve të përbashkëta dhe rritjes së efikasitetit në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar transnacional.
Ministrja Verlinden tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të thyer modelin e biznesit të grupeve dhe organizatave kriminale. “Ne mund t’i ndëshkojmë ata në mënyrë efektive vetëm duke gjurmuar paratë”, tha ajo.

KOHA JONË SONDAZH

