Kreu i SPAK, Klodjan Braho, para KLP-së: Arresti me burg, masa e fundit. Në 2025-ën, u ul me 53.4%

Klodjan Braho, kreu i SPAK, ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, ku ka raportuar lidhur me raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme.

Braho tha se gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të regjistruara brenda 12 mujorit dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. SPAK ka mbyllur hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës.

Braho tha se arresti me burg është përdorur si mjeti i fundit. Duke thënë se përdorimi i kësaj mase sigurie ka pësuar një rënie me rreth 53.4% krahasuar me vitin 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SPAK ka vijuar konsolidimin e rolit kushtetues dhe ligjor si institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Raporti evidenton se gjatë 2025, SPAK ka vepruar në funksion të rritjes së efikasitetit, përdorimit të teknikave speciale të hetimit, janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe progres raportit të BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK ka hetuar 870 procedime penale, krahasuar me 2024, rritja e hetimeve proaktive, në krahasim me 2024. Ky raport është dyfishuar nga 19.8% në 37% në 2025.

Arresti në burg është mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?