Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani takim me homologun nga Kosova. Fokusi për hetimet e përbashkëta
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është pritur në një takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Ky i fundit ka zbardhur takimin me Dumanin, teksa bën me dije se diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, Altin Dumani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta. Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

