Kreu i SPAK-ut, Dumani takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Lajmet jepet në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Delegacionit të BE-së në Tiranë. Gjatë këtij takimi në fokus të diskutimeve ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar. Thuhet edhe se Dumani pritet të vizitojë së shpjejti Brukselin ku ndër të tjera do të paraqesë rezultatet e punës së tij në SPAK gjatë këtij mandati si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.
Së shpejti presim të mirëpresim Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.
Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

