Krimi i organizuar në Shqipëri
Nga Sadedin Çeliku
Ngjarjet e kohëve të fundit treguan se veprimet kriminale e terroriste nuk kanë kufi. Kështu, më parë ndodhi në Francë me vrasjen e gazetarëve, në Suedi, Danimarkë, në ShBA, por dhe tek ne. Ajo që u vu re është se aktet e tritolit kudo janë vënë ishte se reagimi qytetar në përgjithësi dhe ai i shoqërisë civile në veçanti, nuk ekzistonte fare. Megjithëse janë bërë shumë takime ndërkombëtare, seminare, trajnime, ende nuk ka një definicion përfundimtar për krimin e organizuar, për të cilën të kenë rënë dakord të gjithë. Agjencitë amerikane të zbatimit ligjit, pranojnë si përkufizim të krimit të organizuar një aktivitet kriminal të dënueshëm, të vazhdueshëm e vetëveprues, duke patur një strukturë të organizuar, të ushqyer nga frika dhe korrupsioni dhe të motivuar nga etja për fitim. Në konventën e OKB-se kundër krimit të organizuar jepet ky përkufizim “një grup i strukturuar prej tre ose më shumë personash, që ka ekzistuar për një periudhë kohe dhe veprojnë në bashkëpunim, me qellim kryerjen e një ose më shumë krimeve ose veprave penale serioze, në mënyrë që të përfitojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një përfitim financiar ose përfitim tjetër material”.
Pavarësisht nga përkufizimet e ndryshme, në parim pranohet se krimi i organizuar ka disa karakteristika thelbësore të cilat janë: Kërkimi i fitimit financiar. Një biznes që të mbijetojë duhet të fitojë me çdo kusht. Etja për ta realizuar atë me çdo mënyrë dhe sa më shpejt i bëjnë veprimet e tyre të paligjshme për të fituar sa më shumë para dhe pushtetin që e shoqëron atë. Shtyrja drejt korrupsionit të zyrtarëve dhe qeveritarëve. Suksesi i shumë organizatave kriminale në veprimtarinë e tyre antiligjore është pikërisht si pasojë e korrupsionit të zyrtarëve dhe personave të ngarkuar për hetimin dhe proçedimin e tyre. Nganjëherë lidhja e tyre është aq e ngushtë sa është e vështirë ti dallosh. Struktura hierarkike. Grupet e krimit të organizuar, përgjithësisht, kanë një strukturë të përcaktuar, me një rol lidershipi dhe vartësish, nëpërmjet të cilit organizata arrin qëllimet e saj. Karakteristikat e përshkruara më lart janë universale për krimin e organizuar. Tek ne ai paraqitet me disa veçori të tjera që e bëjnë atë të dallohet me të tjerat. Disa nga këto janë:
Organizatat nuk pretendojnë të jenë të vetmet në territorin në të cilën veprojnë. Grupet kriminale shqiptare mund të aktivizohen ose hakmerren edhe kur preken interesat e atyre grupeve, siç ishte rasti i goditjes së grupit të trafikut drogës në Lazarat por dhe gjetkë. Sidoqoftë roli i politikës në agravimin ose jo të grupeve kriminale është i rëndësishëm. Në qarkullimin e parave të pista, grupet shqiptare përgjithësisht preferojnë qarkullimin cash dhe jo përmes kanaleve bankare. Grupet kriminale shqiptare në perëndim, në shumë raste, janë të organizuara mbi bazën e origjinës nga janë dhe si rregull bashkëpunimin e bëjnë me qytetet e tyre të lindjes. Disa nga faktorët që mundësojnë përhapjen e shpejtë te krimit organizuar janë: Organizatat e huaja kriminale e shohin Shqipërinë si vend dhe si një treg të ri të paeksploruar, me vendstrehim të sigurt, në mënyrë të veçantë për pastrimin e parave. Kolapsi ekonomik, jo gjithmonë të krijon kushte komode të kontrollosh pastërtinë e kapitaleve që investohen në Shqipëri. Shkalla e lartë teknologjike është premis i rrezikshëm për ta dinamizuar krimin për shkak se bëhet e vështirë kontrolli i cili dominohet nga aktiviteti i shërbimeve, kështu mund të thuhet për teknologjinë e informacionit, informatizimet etj. Mungesa e strukturava të specializuara dhe e përvojës për ta luftuat atë. Mungesa e legjislacionit efikas të luftës nënkupton “të qenit jashtë çdo rreziku dhe të papriture, gjëndje pa ndonjë rrezik a te keqe të papritur”. Fjala siguri është një term që ka dimensione të ndryshme psikologjike, në shëndetësi, në çështjet ushtarake etj. Koncepti “sigurim kombëtar” do të thotë në thelb të mbrosh kombin nga rreziqet që i vijnë, por kjo do dalluar sepse ka sigurim të brendshëm dhe të jashtëm që bëjnë atë që quhet sigurim kombëtar. Objektivat e sigurimit kombëtar janë mbrojtja e jetës së qytetarëve shqiptarë, garantimi i integritetit territorial, i sovranitetit dhe identitetit kombëtar, promovimi i të drejtave të njeriut etj. Me konceptin e sigurimit kombëtar është i lidhur dhe koncepti i sigurisë kolektive, e cila është mbrojtja ushtarake nga agresori etj. Krimi i organizuar është kërcënim për sigurimin kombëtar. Ky kërcënim konsiston në këto drejtime kryesore: Shtyrjen drejt korrupsionit të zyrtarëve të shtetit dhe lidhjet me politikën. Të fitojnë mbrojtje të niveleve të larta për vete dhe aktivitetet që ushtrojnë. Në disa raste, fuqia mbrojtëse e nivelit lartë politik bëhet faktor i rëndësishëm, që ndikon në funksionin e grupeve kriminale. Të influencojnë në miratimin, shtyrjen ose zbatimin e ligjeve që lidhem me aferat e krimit organizuar. Krimet në fushën financiare, si forma të krimit organizuar, ndikojnë drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare. Nëpërmjet qarkullimit të parave të pista jashtë bankave ku preferencat janë përdorimi ne cash. Krimet në fushën e trafikut të qenieve njerëzore dhe të trafiqeve të tjera, si forma të këtij krimi, cenojnë sigurinë e brendshme dhe atë kombëtare. Këto organizata shpesh veprojnë dhe në vrasjet politike. Krimi i organizuar është drejtpërdrejt dhe kërcenim për sigurinë e jashtme. Ngjarjet e kohëve të fundit ose siç quhen ndryshe ngjarjet e tritolit apo më parë ku shënjëstroheshin shtyllat e tensionit të lartë nuk janë thjesht krime, por akte të pastra terroriste të cilat nuk mund të kryhen pa mbështetjen e strukturave politike. Për ta luftuar atë kërkohet vullnet politik nga të gjitha palët në mënyrë të veçantë nga faktorët politikë dhe për këtë kërkohet strategji kombëtare, angazhim nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokuroria e Përgjithshme, Dretoria e Përgjithshme e Doganave, Tatimeve, e më gjerë. Është e domosdoshme nga të gjithë që të gjenden rrugët e nevojshme për të sfumuar zërat e propagandën antishqiptare të qarqeve të caktuara, të cilat kërkojnë të kriminalizojnë shtetin dhe shqiptarët kudo në botë. Krimi i organizuar, tashmë është një fenomen global e huazuar nga vendet e zhvilluara dhe si e tillë ajo nuk duhet luftuar me leksione e trajnime por me vepra konkrete që prodhojnë siguri, qetësi, dhe prosporitet. Një rol të dobishëm sigurisht që ka dhe shoqëria civile, e cila prodhon sensibilitete pozitive gjatë kësaj lufte e cila nuk është vetëm e shtetit por detyrë e detyrim i të gjithëve.