Kristina Bakiu zëvendëson Daniela Pajazitin në Miss World (FOTO)

Kristina Bakiu fitoi në vitin 2013 kurorën e ‘Miss Universe Albania’, por nuk arriti t’a përfaqësonte Shqipërinë në Miss Universe për shkak të moshës së saj, duke u zëvendësuar nga Fioralba Disdari. Por një ndërrim ka ndodhur edhe këtë vit me përfaqësuesen e Shqipërisë në Miss World. Në tetor kurorën e Miss World Albania e fitoi vajza nga Durrësi, Daniela Pajaziti dhe deri pak ditë përpara fillimit të Miss World ajo përgatitej për të marrë pjesë në këtë konkurs. Megjithatë ka qenë Kristina Baki ajo që ka mbërritur në Sanya për të përfaqësuar vendin tonë. Arsyet e këtij zëvendësimi nuk janë bërë ende publike. Bukuroshja e Telebingos Shqiptare, Kristina Bakiu, ka qenë pjesë e këtij spektakli për 2 vjet, ndërsa ka një përvojë disa vjeçare në modeling. Ajo ka lindur në Leskovik, por tani jeton në Tiranë, ku vazhdon studimet për Shkenca Politike. Miss World 2015 është hapur zyrtarisht me një ceremoni madhështore në Sanya të Kinës. Përfaqësuesja e Shqipërisë ka qenë pjesë e ceremonisë së bashku me 118 vajza të tjera nga e gjithë bota. 20 vjeçarja ka ndarë emocionet e nisjes së konkurrimit në rrjetet sociale (duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur. Miss World 2014, Rolene Strauss nga Afrika e Jugut do t’i dorëzojë kurorën e saj fitueses së këtij viti. 

SHKARKO APP