Presidenti Begaj me akademikët nga Shqipëria dhe Kosova: Vlerësim për rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova. Në takim ishin të pranishëm: Justina Shiroka Pula, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe akademikë nga të dyja vendet.
Kreu i Shtetit i përgëzoi kryetarët e akademive për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte që nxisin promovimin e elementëve identitarë kombëtarë dhe në adresimin e problemeve bashkëkohore shoqërore.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti i Republikës shprehu përgëzime për projektin më të madh të dy akademive dhe instituteve albanologjike: Enciklopedinë e shqiptarëve.
Kreu i Shtetit vlerësoi se akademikët kanë rol thelbësor në ruajtjen, promovimin e identitetit kombëtar dhe atij gjuhësor shqiptar.

Presidenti Begaj çmoi temat e konferencave të fundme të përbashkëta të organizuara nga dy akademitë, veçanërisht ato të demografisë, si tema me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Presidenti i Republikës garantoi akademikët se do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij si Kryetar Shteti dhe të institucioneve shqiptare për çdo projekt që synon promovimin e historisë sonë kombëtare përmes fakteve dhe të vërtetave shkencore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?