Kritika për veshjen, Rama: Më marrshin të keqen ata të kostumit
Veshja e Kryeministrit Rama në aktivitetet politike, shpesh herë është temë e komenteve në rrjetet sociale. Njëra prej tyre është dhe vizita në Bruksel, që risolli në qendër të diskutimeve veshjen e kreut të qeverisë.
Por të gjithë akuzave se nuk Rama nuk vishet përshtatshëm me aktivitet politike, ai ju ka dhënë një përgjigje sot.
E gjitha ka ndodhur gjatë një vizite tek një familje në Vorë, kur në momentin që po bënte fotografi me Dallëndyshe Shehin dhe bashkëshortin e saj, Kryeministri Rama me batuta sqaroi edhe këtë çështje.
Dallëndyshe Shehi:Rregullohu pak se pastaj të folin për veshjen
Rama:Të më marrin të keqen për veshjen mua ata, se e kanë zbulu kostumin vonë.