Kriza, nga bankat greke në Shqipëri u tërhoqën 136 milionë euro

Statistikat e Shoqatës së Bankave hedhin dritë mbi pasojat e forta të krizës së Athinës në sistemin bankar shqiptar dhe sidomos te bankat me kapital grek…

Kriza e borxheve e vendit fqinj, që u intensifikua në tremujorin e dytë, duke rrezikuar deri daljen e Athinës nga euro ka dhënë ndikim të ndjeshëm edhe në sistemin bankar shqiptar. Statistikat e detajuara të publikuara nga Shoqata e bankave për tremujorin e dytë 2015 bëjnë të ditur se në fund të qershorit, pesha e aktiveve të bankave me kapital grek ndaj totalit zbriti në 15.3%, nga 16.8% në fund të vitit 2014, duke shënuar rënien më të fortë historike brenda një gjashtëmujori.

Të treja bankat me kapital grek kanë shënuar një rënie të aktiveve së bashku me gati 8% në fund të qershorit, në raport me dhjetorin 2014, ndërkohë që aktivet e gjithë sistemit për të njëjtën periudhë u rritën me 1%.

 

SHKARKO APP