Kriza politike, biznesi kërkon zgjidhje
Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private, janë bërë bashkë dhe sot zyrtarisht do t’i paraqesin klasës politike shqiptare rreziqet që po i kanosen ekonomisë dhe qytetarëve nga kriza politike.
Biznesi kërkon zgjidhje, ashtu siç ka ndodhur gjatë 30 viteve të fundit, kur ka pasur situate të ngjashme. Sipas sipërmarrësve, sot më shumë se kurrë nevojiten politikat e duhura dhe stabiliteti politik për të krijuar një mjedis të sigurt dhe inkurajues për investime.
Kjo pasi shenjat dhe sinjalet e para për shkak të krizës politike janë të dukshme për të gjithë. Operatorët dhe industria turistike është e para që preket, ndërkohë që ka hezitim te biznesi dhe qytetarët për të investuar dhe konsumuar.