Krizat dhe konsensusi
Nga Alfred Peza – Parlamenti i Shqipërisë diskutoi dhe miratoi sot jo vetëm rregullat për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, por edhe ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, në pjesën e procedurave për zgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH, ku ky i fundit ka mbetur vetëm të miratohet formalisht të enjten e ardhshme.
Në këtë mënyrë, merr fund debati në lidhje me dy çështje krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, por që kanë gjithsesi një pikë të përbashkët. Tek të dyja mbizotërojnë fjalët krizë dhe konsensus.
Për dekriminalizimin, mazhoranca dhe opozita shmangen një krizë artificiale parlamentare, duke miratuar me konsensus një kod të detajuar rregullash që pritet të zbatohen në mënyrë që të pastrojnë politikën, sot e në të ardhmen, nga persona të zgjedhur apo të emëruar, me të kaluar apo me të tashme kriminale.
Ndërsa ndryshimi i ligjit për mediat audiovizive, synon të zgjidhi krizën e drejtimit në të vetmin transmetues publik në Shqipëri. I cili prej më shumë se dy vjetësh, funksionon duke mos patur në krye, drejtuesin e saj kryesor. Për këtë, u desh që të ndryshohej një ligj konsensual, i miratuar nga mazhoranca dhe opozita, mbi 3 vjet më parë.
Mes një krize që ccon tek konsensusi dhe një ligji konsensual që prodhon një krizë, unë do të zgjidhja të parën. Ndaj sot, ishte një ditë e mbarë për politikën shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

