Kryebashkiaku ul pagën: Më vjen turp që marr rrogë kaq të lartë

Ndodh rrallë që politikanët të ulin me dëshirën e tyre pagën dhe në të gjithë botën ata njihen si “dorëzgjatur”, por një politikan në rajonin e Ballkanit është ndryshe nga të tjerë.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit Bihac në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili ka vendosur që të ulë pagën e tij. Mediat vendase shkruajnë se kjo ndodh shumë rrallë në Bosnjë.

Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç ka miratuar dje (14 dhjetor) ndryshimin e pagës së tij, sigurisht me ulje, ndryshe ngase ndodh zakonisht. Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit e organeve administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë.

Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

Nga 4500 KM (monedha vendase), në 2.500 KM.

Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku.

/Ora News/

SHKARKO APP