Kryemadhi: I gjetën minierat e Metës në Afrikë?!

Ish-deputetja e PL-së Monika Kryemadhi foli mbrëmjen e sotme në News24 për procesin ligjor ndaj saj, teksa po hetohet së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Kryemadhi hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Metës, teksa thekson se asnjë pasuri e fshehur nuk ka dalë në dritë. Nga ana tjetër, hedh poshtë dhe akuzat e lidhjeve të Metës me biznesmenin Kastriot Ismailajn. Ndërkohë që shton se dolën akuza dhe për floririn e Krrabës dhe se Meta ka miniera në Afrikë, por që nuk dolën të vërteta.

Monika Kryemadhi: E para në të gjithë pazëllin e gjithë dosjes që është krijaur dhe sajuar. Mendoja se në ato 120 fletë vendimi të shkallës së parë mendoja se ishin po themi keqinterpretim apo skuzë për një veprim politik që deri diku e mendoja si moment dobësimi apo euforie nga SPAK. Në apel ishin 34 fashikuj, në seancën e masës së sigurisë ishin tallje qesharake talleshin me një ish presidenti unë deputete. Në këtë këndvështrim sado që mendon se do përballem me drejtësinë, dosja nuk ka asgjë ligjore. Është një gjueti shtrigash dhe një opinionin publik i krijuar nga media të paguara dhe struktura politike të caktuara. PD-ja në një anë dhe PS në anën tjetër dhe perceptimi publik iu bashkangjit një fletë rrufe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që të ketë pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Që të fshehësh pasuri duhet të gjesh cilën pasur që është fshehur. Ju e dini që doli gazeta në Austri që thoshte se Ilir Meta ka miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë. Akuzuan se Monika Kryemadhi ka bërë operacione 280 mijë euro. I gjetën nuk i gjetën. Akuzuan se Meta ka fjetur në një dhomë me Kastriot Ismailin i erdhi letërporosia se nuk ka fjetur në asnjë vend me Kastriot Ismaili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Doli që nuk ke favorizuar Kastriot Ismailin por e ka çuar në gjyq. Akuzat kanë dalë si rezultat i një perceptimi të opinionin publik. Disa portale të financuar nga inceneratori i Tiranës ka studio më të mira se ju. Disa media thonë se Kryemadhi ka ofshore në Qipro. A e mbani mend floririn e Krrabës që akuzojnë se e ka marrë Ilir Meta. Po ashtu e ka zemrën ai flori. Nuk ka prona të fshehta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?