Kryeministri: Batërdia e informalitetit do të marrë fund

Në seancën e sotme plenare në Parlament, kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë rëndësinë e aksionit në luftën kundër informalitetit.

Sipas tij, rezultatet e kohëve të fundit janë inkurajuese për të ardhmen, por shumë dëshpëruese për periudhën e qeverisjes së mëparshme.

“Vendimi më i rëndësishëm në këtë seancë, është për atë që Kuvendi do t’i japë mbështetjen operacionit kundër informalitetit në të gjithë vendin. Janë pjekur të gjitha kushtet, që batërdia e 20 e kusur viteve, që kulmoi me shpartallimin e plotë të çdo formë shteti në vitet e fundit të qeverisjes së mëparshme, të marrë fund”, – tha Rama.

Sipas kryeministrit, “sot jemi të gatshëm që ta çojmë me sukses deri në kryerjen e plotë këtë operacion, i cili qysh në hapat e parë ka dhënë rezultatet inkurajuese për të ardhmen, por edhe dëshpëruese për të shkuarën".

"Ulja e çmimit të naftës dhe karburantit ka sjellë zhvillime pozitive në sektorin e energjisë. Kemi një rritje të prodhimit të brendshëm. Është ulur importi i energjisë. Modeli ynë ekonomik synon rritjen e prodhimit vendas”, – shtoi ai.

SHKARKO APP