Kryeministri Edi Rama takon ministrat Lamallari, Gogu dhe Demo në “Vilën 30”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme në Vilën 30 në Tiranë disa ministra, zv.ministra e drejtorin e Komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Pothuajse i gjithë ekipi i ministrisë së Brendshme ka zbarkuar në Vilën 30 me në krye ministrin, Besfort Lamallari dhe 3 zëvendësministrat Xhemal Qefalia, Silva Caka e Anisa Ruseti. Në fokus të takimeve kanë qenë prioritetet e çdo sektori.
Pas këtyre takimeve, kreu i qeverisë ka pritur ministrin e ri të Drejtësisë, Toni Gogun, për të caktuar edhe çështjet që duhet të çohen para, përfshirë këtu edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Kryeministri ka pritur në takim edhe drejtorin e komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhgën si edhe drejtorin e Illyrian Guard, Florenc Spaho.
KOHA JONË SONDAZH

