Kryeministri: Në Korçë nuk ka problematika! Strukturat në terren

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Korça dhe thotë se në këtë qark nuk paraqiten problematika nga moti i keq.

Rama u shpreh se strukturat kanë qenë në terren për gatantimin e qarkullimit dhe sigurisë së banorëve.

Edhe në Korçë, mjetet fadroma dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në orët e para të mëngjesit është bërë pastrimi i oborreve në kopshte dhe shkolla, si dhe heqja e akullit nga ambientet përreth, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në qytet dhe në Njësitë Administrative nuk ka problematika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve. Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?