Kryeministri Rama, batuta me studentët djem: Mbështetja për gratë vajzat, investimi më i vyer
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kjo marrëveshje mundëson mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje studenteve që të përfshihen në këtë program, teksa me humor tha se djemtë nuk duhet të dekurajohen, por duhet ta “pranojnë se vajzat dhe gratë janë më të afta”.
“Uroj që studentët që do të përfshihen në këtë program, që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk kemi një problem të pabarazisë gjinore, por programi hyn në një kuadër ndërkombëtar dhe unë përsëris atë që tha ministrja: që djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat.
Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar.
Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’u rrimë në krah me dinjitet”, tha Rama mes batutash.
KOHA JONË SONDAZH

