Kryeministri Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja, shoqërohet nga ministri i ri i Drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

