Kryeministri Rama inspekton godinën e DPSHTRR-së Lushnjë: Shërbime dinjitoze për 34 mijë qytetarë

Transformimi rrënjësor i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Lushnjë, sjell lehtësi në marrjen e shërbimeve në kushte dinjitoze për të gjithë qytetarët.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), një investim i realizuar nga buxheti i shtetit, i cili ofron kushte dinjitoze pune dhe shërbimi për punonjësit dhe për rreth 34 mijë qytetarë nga Lushnja dhe Divjaka.

Objekti i ri përfaqëson një standard të ri të modernizimit të infrastrukturës së shërbimeve publike, duke garantuar jo vetëm përmirësim të kushteve fizike të punës dhe shërbimit, por edhe rritje të ndjeshme të eficiencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Kreshnik Bajraktari, u shpreh se kjo qendër e re shërben jo vetëm për Lushnjen, por edhe për Divjakën, duke mbuluar një fluks të konsiderueshëm prej rreth 34 mijë pronarësh mjetesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se organizimi i ri i hapësirave ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e fluksit të qytetarëve dhe të mjeteve, duke shmangur pritjet dhe mbivendosjet, si për automjetet e vogla ashtu edhe për mjetet e tonazhit të rëndë.

Gjatë inspektimit u theksua se ndërtimi i kësaj godine është realizuar me kosto zero për DPSHTRR, përmes një procesi shkëmbimi prone dhe ndërtimi nga e para të gjithë infrastrukturës, duke sjellë një zgjidhje më funksionale dhe një pozicionim më të favorshëm të institucionit në territor.

“Qendra është ndërtuar së fundmi ku në DPSHTRR -ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Ekonomisë ka kryer për herë të parë procesin e shkëmbimit të pronës. Nëpërmjet kësaj u realizua i gjithë procesi i pa kosto për DPSHTRR. Kjo drejtori rajonale nuk i shërben vetëm Lushnjës, por gjithashtu edhe Divjakës. Bëhet fjalë për rreth 34mijë pronarë mjetesh. Anët pozitive që ka është vendndodhja si dhe menaxhimi i fluksit të brendshëm brenda territorit. Nuk kemi pritje rradhë apo mbivendosje fluksesh”, tha Bajraktari.

Një risi e rëndësishme e kësaj godine është zgjerimi i ndjeshëm i gamës së shërbimeve, ku nga 8 shërbime të mëparshme, aktualisht ofrohen 54 shërbime të ndryshme, duke përfshirë kontrollin teknik, regjistrimin e mjeteve dhe prodhimin e targave.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e kryer dhe modernizimin e realizuar në këtë qendër, duke e cilësuar atë një model të suksesshëm të transformimit të shërbimeve publike në vend. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?