Rama mbledh krerët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, zbardhen porositë e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa mbledhja ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të takimit të kryeministrit me kryebashkiakët janë zbardhur edhe kërkesat e Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kyeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve që të angazhohen në turin për Shqipërinë, të takohen me qytetarët dhe të diskutojnë për çdo shqetësim.

Po ashtu një porosi e ka edhe për emrat që kanë mbylljen e mandatit dhe nuk kandidojnë që të mos e neglizhojnë rëndësinë e procesit, por të angazhohen edhe më shumë.

Gjithashtu Rama kërkoi angazhimi të shtuar në menaxhimin e mbetjeve, sidomos në zonat turistike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?