Kryeministri Rama nostalgjik, tregon një foto të rrallë të vitit 1930

Kryeministri Edi Rama, pas inaugurimit të hidrocentralit të Banjës ditën e djeshme, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një foto të rrallë të vitit 1930.

Bëhet fjalë pikërisht për një shtyllë të energjisë elektrike, që sipas Ramës krahasuar me sot tregon mjaft ndarjen me të kaluarën.

“Reformat në sektorin e energjisë dhe vepra e hidrocentralit të Banjës, i japin të drejtë të gjithëve të buzëqeshin me këtë foto të viteve ’30, realiteti i së cilës vazhdon gërvisht ende hapësirat tona publike, por që i perket tashmë përfundimisht të kaluarës përderisa beteja për modernizimin e sektorit vazhdon duke e refuzuar kategorikisht prapambetjen si fatalitet”, shkruan Rama duke shoqëruar edhe foton.

rama

SHKARKO APP