Kryeministri Rama: “Shefqet Ndroqi” bëhet spitali i 12-të me Autonomi Menaxheriale

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi” është bërë spitali i 12-të në vend me status Autonomie Menaxheriale, në kuadër të reformës për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në shëndetësi.

“MIRËMËNGJES
dhe me Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”, që çon sot në 12 numrin e spitaleve shqiptare me statusin e Autonomisë Menaxheriale, pjesë e reformës që rrit efikasitetin e burimeve, përmirëson aksesin e qytetarëve, paketat e trajtimit, performancën financiare dhe cilësinë e kujdesit spitalor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook krahas videos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?