Transformimi urban, Kryeministri Rama pret studentë dhe pedagogë nga Zvicra
Kryeministri Edi Rama priti në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich, në përmbyllje të një udhëtimi studimor pesëditor në Shqipëri.
Grupi akademik nga Zvicra kishte eksploruar qytete bregdetare, kantierë ndërtimi dhe peizazhe në transformim, duke ndjekur nga afër proceset e zhvillimit urban që po ndryshojnë fytyrën e vendit. Takimi me Kryeministrin Rama u shndërrua në një shkëmbim të hapur idesh mbi arkitekturën, planifikimin urban dhe marrëdhënien mes vizionit politik dhe dizajnit hapësinor.
Ky takim shënoi përmbylljen e udhëtimit studimor me titull “Liria në fund të historisë”, një reflektim mbi mënyrën se si transformimi i vazhdueshëm i Shqipërisë po krijon realitete të reja hapësinore dhe shoqërore. Studentët dhe pedagogët sollën pyetje dhe perspektiva mbi ekuilibrin mes lirisë dhe rregullimit, si dhe mbi rolin që arkitektura mund të luajë në formësimin e këtyre realiteteve.
KOHA JONË SONDAZH

