Kryeministri: Renditemi “rrotë më rrotë” me Rusinë për paraburgim pa gjyq

Në fjalën e tij para deputetëve të PS, Kryeministri Edi Rama kritikoi edhe paraburgimet, duke thënë se vendi ynë ka marrë kritika të herëpashershme nga KiE, duke shtuar se “renditemi rrotë më rrotë me Rusinë për paraburgim pa gjyq”.

“Ne duam drejtësi të pavarur, e kemi sot aq të pavarur, sa një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë vetëm e veten e vet. Arbitrare. Nuk jam unë që i them këto, unë jam një zë, pasi këto thuhen dhe stërthuhen nga KiE, nga raportet e KiE ku Shqipëria për faqen më të zezë, të të gjithë atyre që i kanë vënë këtë njollë, renditet në fund fare, të vende jo të BE, rrotë më rrotë me Rusinë për paraburgim pa gjyq, si të ishin mish për top. 58% e njerëzve që janë pas hekurave janë të paraburgosur, mendoni sa të pafajshëm ka. Sikur edhe një të jetë, ky është problem. Probabiliteti është shumë më u lartë se kaq, futen në paraburgim dhe harrohen brenda. Ne nuk do të pajtohemi me këtë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?