Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, takon botuesin e njohur
Aktualitet E Hënë, 16 Shkurt 2026 11:25
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari ka postuar në profilin e tij në facebook, një status:
Pata kënaqësinë të pres në një takim miqësor dhe konstruktiv z. Nikoll Lesi, drejtues i gazetës së parë të lirë në Shqipëri, Koha Jonë.
Gjatë bisedës sonë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ndamë mendime mbi rolin kushtetues dhe institucional të Prefektit në drejtimin dhe koordinimin e institucioneve që veprojnë në qark, si dhe mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar shërbime sa më cilësore për qytetarët.
U ndalëm në sfidat dhe prioritetet në fusha të rëndësishme si zhvillimi ekonomik, arsimi, menaxhimi i emergjencave civile, kultura, arti dhe sporti. Vlerësova sugjerimet dhe këndvështrimet e z. Lesi, si një zë me përvojë të gjatë në jetën publike dhe mediatike të vendit.
Media mbetet një zë i pavarur i interesit publik, një garant i transparencës dhe llogaridhënies në një shoqëri demokratike. Dialogu dhe bashkëpunimi institucional me median janë thelbësore për një administratë më të hapur, më të përgjegjshme dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
