Kryeministri: Vijën e kuqe nuk e shkel për Belinda Ballukun dhe për asnjë!

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndërmend ta shkelë vijën e kuqe në raport me drejtësinë as për rastin e ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se nuk ka ndërmend ta shpallë Ballukun të pafajshme, pasi kjo është çështje e drejtësisë.

Nuk e kam as të mundur as të lejuar, qoftë nga ligji e zakoni që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori. S’e kam ndërmend t’u them as juve se Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë e do t’i dalë e vetja. S’kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam vizatuar në këtë sallë të nesërmen e reformës në drejtësi, e që vlen për të gjithë”, tha Rama para deputetëve të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?