Kryeparlamentari Niko Peleshi pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Amerikë, i pranishëm edhe Presidenti Trump

Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, më 5 shkurt, në Washington, si një nga ceremonitë më të rëndësishme vjetore që bashkon lidershipin ndërkombëtar për reflektim, dialog dhe lutje. Ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo të enjte të parë të shkurtit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në këtë ceremoni duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit midis institucioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje ndërkombëtare vlerësohet si një kontribut në thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbajti fjalimin përmbyllës të Mëngjesit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, vlerave morale dhe bashkësisë në kohë sfidash globale. Fjalimi i tij ishte pjesë e programit zyrtar të veprimtarisë, e cila synon të bashkojë njerëzit përmes besimit dhe dialogut për paqe dhe mirëqenie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja mblodhi rreth 3500 pjesëmarrës nga afro 140 vende të botës, përfshirë udhëheqës politikë, fetarë, përfaqësues të biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile. Përveç dimensionit ceremonial, Mëngjesi Tradicional i Lutjeve shërben si një platformë për dialog mes udhëheqësve të shteteve mbi çështje globale si paqja, drejtësia sociale, prosperiteti dhe bashkëpunimi ndërfetar e ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?