Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet tek të gjithë shqiptarët

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka uruar Pashkët Ortodokse. Teksa vizitoi Katedralen e qytetit të Korçës, Peleshi u uroi gjithë shqiptarëve që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjitha shtëpitë e qytetarëve. “Faleminderit që më krijuat mundësinë të bashkoj urimin tim mes mijëra e dhjetra mijëra urimeve të këtyre ditëve. Dita e Pashkës është një ditë e gëzuar, një ditë mirësie dhe do të uroja që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjithë qytetarët e Korçës, në të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pashkë të mbara dhe ditë të paqta të pasojnë“, tha mes të tjerash Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?