Kryeparlamentari Peleshi pret në takim presidentin e Letonisë, në fokus angazhimi i përbashkët në sigurinë rajonale

Kryeparlamentari Niko Peleshi priti në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, ku prania e trupave shqiptare në Letoni dhe angazhimi i trupave letoneze në misionin e KFOR-it në Kosovë janë një dëshmi e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe e solidaritetit mes dy vendeve aleate.

Peleshi falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa Presidenti Rinkēvičs vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin euroatlantik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?