Kryeparlamentarja Spiropali vizitë në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ku ruhet “Meshari” i Gjon Buzukut

Gjatë vizitës në Vatikan, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ku ruhet “Meshari” i Gjon Buzukut.
“Në prag të Ditës së Alfabetit, në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ku ruhet “Meshari” i Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën tonë amtare, botimi që është njëkohësisht produkt i Rilindjes Europiane.
Një provë e lidhjeve mes kulturës shqiptare dhe kësaj epoke të viganëve të kulturës europiane, e atij kontributi që na vendos denjësisht mes popujve që i kanë dhënë kulturës botërore dhe njerëzimit.”-u shpreh Kryetarja Spiropali.

SHKARKO APP