Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur ditën e sotme duke u takuar me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor të qytetit. Gjatë takimit, u shkëmbyen energji pozitive dhe ide konkrete që synojnë të mos mbeten vetëm në letër.
Beci dhe anëtarët e Këshillit diskutuan dy projekte të reja, të cilat janë të qarta për t’u realizuar dhe pritet që të nisin zbatimin brenda këtij muaji. Kryetari theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në jetën komunitare dhe mbështetjen e idesë për projekte konkrete që sjellin ndryshim në qytet./J.H/
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

