Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 26 Nëntor 2026, 10:33 Kimmich del në mbrojtje të Musialës dhe kritikon Bayernin: Asnjë klub nuk është më i rëndësishëm se individi! Situata e Jamal Musialës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Gjermani. Mesfushori i Bayern Munich po përballet me një çrregullim neurologjik funksional,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
As te berberi s’je më i sigurt! Atentati që tronditi Lezhën

As te berberi s’je më i sigurt! Atentati që tronditi Lezhën

Kryesore
E hënë, 2 Shkurt 2026 06:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në darkë vonë në rrethin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur te berberi i një lagje në Rrilë, pra kanë qëlluar nga rruga direkt të vendi ku njerëzit ishin në berberhane.

30-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, konkretisht në shpatull, në bark dhe në këmbë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dikur thuhej se berberja ishte vend qetësie. Një karrige, një pasqyrë, një brisk dhe disa minuta pa zhurmë. Sot, edhe aty mund të të gjejë plumbi. Ngjarja e Lezhës nuk është thjesht një episod kriminal, por një simptomë e qartë e një shoqërie ku dhuna ka humbur çdo kufi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur krimi hyn edhe te berberi, do të thotë se nuk ka më hapësira neutrale. Nuk ka më vende “të sigurta”. Nga lokalet te rruga, nga oborret te shtëpitë, tani edhe te berberi – jeta e përditshme është kthyer në territor rreziku.

Mund t'ju interesojë

Arlind Qori: Më 9 maj do të jem kandidat për bashkinë e Tiranës

Arlind Qori: Më 9 maj do të jem kandidat për bashkinë e Tiranës

Para 54 minutash
Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit

Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit

Para 1 ore
Deklarata e plotë nga Samiti BE – Ballkani Perëndimor

Deklarata e plotë nga Samiti BE – Ballkani Perëndimor

Para 4 orësh

Problemi nuk është vetëm arma, por normalizimi i saj. Të shtëna që nuk tronditin më askënd. Plagë që trajtohen si statistikë. Një i plagosur më shumë, një lajm më shumë, një ditë tjetër që kalon pa përgjegjësi.

Shteti reagon gjithmonë pas ngjarjes. Një njoftim, një hetim, një frazë standarde. Por parandalimi mungon. Siguria publike është bërë reaktive, jo parandaluese. Dhe kjo e lë qytetarin të pambrojtur edhe në vendet më banale të jetës së përditshme.

Kur një qytetar nuk ndihet i sigurt as te berberi, atëherë problemi mbetet shqetsues.

Krimi po përhapet pa shqetsim nga shteti, e kjo është shqetsuese.

Njoftim i policisë:

“Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë

Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kimmich del në mbrojtje të Musialës dhe kritikon Bayernin: Asnjë klub nuk është më i rëndësishëm se individi!
Para 1 minute

Kimmich del në mbrojtje të Musialës dhe kritikon Bayernin: Asnjë klub nuk është më i rëndësishëm se in...

Elon Musk premton dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan
Para 20 minutash

Elon Musk premton dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin
Para 21 minutash

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Fatime Kryemadhin

Skandal në Championsin e Azisë, arbitri zëvendësohet në pushim pas një episodi të pazakontë
Para 24 minutash

Skandal në Championsin e Azisë, arbitri zëvendësohet në pushim pas një episodi të pazakontë

Më të lexuarat

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 13 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026

3 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 12 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

4 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
25 Nëntor 2026, 08:59

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 13 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026

3 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 12 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

4 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
25 Nëntor 2026, 08:59

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara