Kryetarja e FRESSH flet për videon: Gazetarët po e komentojnë sipas fantazisë
Pas debateve që ka pasur në internet fjalimi i kryetares së FRESSH Joleza Koka, ka ardhur dhe reagimi i saj. Ajo shprehet se fjalimi i saj ka pasur tjetër qëllim dhe është keqintepretuar nga gazetarët e PD dhe të rinjtë që flasin si të jenë kryekomunarët e spektaklit humoristik “Portokalli”
Postimi i plotë në Facebook i kryetares së FRESSH:
Jam kenaqur keto dy dite me kete gallaten sepse nepermjet kesaj evidentohen 3 lloj karakteresh:
Karakteri i pare jane te rinjte qe fjalimin tim e kritikojne si te jene kryekomunaret e portokallise, njerez me te vjeter ne mentalitet dhe se prinderit e tyre.
Te dytet ne liste jane gazetaret e PD-se, te cilet duke qene se pronaret i kane vene te prodhojne lajme vetem per hiret (e Çiljetes), meqene se ne portalet e tyre vetem ato lajme klikohen, cdo video apo shkrim e lexojne sipas fantazive roze te pronareve te tyre.
Dua te riperseris ate qe kam thene ketu, ne shqiperi ne harkun kohor te dhjete oreve mund te shkembehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj, ku ne nje hapesire 2 km2 jeton dhe punon gjithe aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shume seriozisht. Eshte per te ardhur keq ndonjehere qe ambiciet e aspirant politikaneve i kalojne dhe shtrirjen gjeografike te Shqiperise.
Sa per shtepite e ministrave gjysma e ketyre kritikeve i dine shume mire se i kane cuar te pakten nje here prinderit me nga nje cv ne dore ti presin tek dera.
Qe keshtu jave te mbare, pa strese, suksese ne punen tuaj dhe me gjere.
Edhe nje here per kenaqesine e atyre qe se kane pare, me poshte video” shkruan Koka:
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0vNI3bqE2ag” width=”560″ height=”315″]