Kthesa e mandatit të katërt, Rama: Do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik, përmes Rrjetit MIA të Agjencisë për Media dhe Informim. Në një mesazh të publikuar në kuadër të kësaj thirrjeje, Rama e vendos theksin te potenciali dhe idetë e reja, duke u drejtuar atyre që duan të angazhohen në sektorin publik. “Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër”, shprehet Rama.
Postimi i plotë
Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik. Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:
RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR
Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.
Agjencia për Media dhe Informim hap:
Rrjetin MIA për dy mundësi:
PUNO ME NE-Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.
BASHKËPUNO ME NE-Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.
Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media, rrjete sociale, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.
Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/
Apliko në: info@mia.gov.al
Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.
AFATI-10 SHTATOR 2026 | ORA 23:00
Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot. Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër.
KOHA JONË SONDAZH

