Kthesë në rastin e shqiptarëve në Serbi, Taulant Balla jep lajmin: Do të hetohen në gjendje të lirë

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me ndalimin e katër shtetasve shqiptarë në Serbi, duke bërë të ditur se ata pritet të lirohen menjëherë, ndërsa hetimet ndaj tyre do të vijojnë në gjendje të lirë. Lajmi është bërë publik përmes një reagimi të tij në rrjetin social Facebook, ku ai thekson vendimin e Gjykatës për këtë çështje. ”Katër djemtë shqiptarë të ndaluar në Serbi do të lirohen menjëherë dhe hetohen më pas në gjendje të lirë. Ky është vendimi i Gjykatës”,-shkruan Balla.

Rasti ka tërhequr vëmendje pas arrestimit të katër shqiptarëve nga autoritetet serbe, të cilët akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin e vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, në pranga kanë përfunduar katër persona të moshave të ndryshme, të identifikuar me inicialet A. S., E. V., E. G. dhe A. C.

Ngjarja lidhet me publikimin e një videoje në rrjetet sociale, ku ata shfaqen duke udhëtuar me automjet në një autostradë në Serbi, ndërsa mbanin veshje me mbishkrime nacionaliste dhe, sipas autoriteteve serbe, përdornin gjuhë fyese ndaj shtetit serb. Po ashtu, pretendohet se në video janë shfaqur edhe simbole që lidhen me idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Sipas palës serbe, rrethanë rënduese konsiderohet edhe fakti që videoja është publikuar në një datë përkujtimore të fillimit të bombardimeve të NATO-s, duke e bërë çështjen më sensitive në aspektin simbolik dhe politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?