Rama: Lirohen hapësirat publike në Orikum, hapet rruga për Lungomaren 3

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit, një ndërhyrje që hap rrugën për vijimin e projektit Lungomare 3, Vlorë – Radhimë – Orikum, me qëllim transformimin e vijës bregdetare në një destinacion më të frekuentuar për turistët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion dhe shkruan:

“Mbyllet lirimi i hapësirave publike, që i hap rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3 – Vlorë•Radhimë•Orikum, i cili po e transformon vijën bregdetare në atë zonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?