Ku gjendet dreri në këtë foto? (FOTO)

 

Pyetja është “Ku është Wally?”, dhe mund të jetë sfida juaj më e vështirë. Fotoja e një dreri në një park natyror ka qënë ndër më të klikuarat në internet. Pse? Sepse askush nuk e gjen dot kafshën… pa ndonjë ndihmë. Fotoja është bërë nga fotografi Piet Grobler, kur po vizitonte malin Shikumbu në Parkun Natyror Kruger në Afrikën e Jugut. Por as ai vet nuk e gjente dot drerin në pamjen kryesore. Por është vajza e tij Carmen, që e gjeti vendndodhjen e kafshës.  “Unë nuk e vura re drerin kur bëra foton, por vajza ime Carmen kur pa foton. Sytë e mi janë të vjetër për të parë një gjë kaq të vogël, por mendova se do të ishte zbavitëse të shohësh nëse kjo fotografi do të jetë e vështirë dhe për sytë e të tjerëve”, thotë Piet. “Në fakt me vete nuk kisha një kamera të përshtatshme dhe thjesht duhej të piketoja dhe të bëja foto, por ato dolën të mira”, vijon më tej Piet. Duhen sy shqiponje që të gjesh kafshën e egër në këtë foto. Por kur e zmadhojmë foton. Papritur dreri shfaqet dhe e ke idenë se ku ndodhet. Por në fakt nuk është dreri shumë i vogël, por shpati i malit prej 494 metrash i lartë.

SHKARKO APP