Ku përfunduan anijet ” Arbëria” dhe ” Tirana”?
Nga Xhevit Ormeni
Për sa shkruhet më lartë, i detyruar nga faktet dhe heshtja ogurzezë që kanë mbajtur institucionet përkatëse, deri në ato më të lartat e shtetit, të informuara dhe të paralajmëruara disa herë, edhe publikisht nga ana jonë, për tʻi dalë përpara këtij që e ka emrin korrupsion. Me anën e këtij shkrimi publik, po ju drejtohemi për herë të fundit institucioneve përkatëse, të mos heshtin më, duke bërë sehirxhiun, por ta nisin nga vetja e tyre, për tʻi dalë zot pasurisë së shtetit dhe të popullit, pasi kjo pasuri, nuk është e hajdutërisë, të struktura edhe në këto institucione. Të paktën tʻua kthejnë borxhin të zhvaturve ( ish- të përndjekurve politikë), letrat me vlerë, të cilat nuk janë më letra me vlerë, pasi që janë bërë kapital në pronësi të hajdutërisë. Për tʻu ardhur në ndihmë këtyre institucioneve, po botojmë disa dokumente, që hedhin dritë për shkeljen e ligjit, falsifikimeve, mashtrimeve, etj…., si më poshtë vijon:
1. Ankandi për këto dy anije, datë 19-01-1996, Agjencia Kombëtare e Privatizimit(AKP) ka njohur privatisht 5 persona, si të vetmit përfitues të ankandit, me lëshimin e autorizimit të kalimit të pronësisë nr. 255 datë 24-01-1996, përkatësisht F. D, Xhevit ORMËNI, P. XH, I. B, A. SH
2. Kërkesa për pjesëmarrjen në ankand, e bërë nga komisioni përfaqësues i ish- të përndjekurve politikë për letrat me vlerë, e cila u bë sipas akt-marrëveshjes lidhur midis komisionit të ish-të përndjekurve politikë nr. 4141 datë 25-10-1999. Sipas kësaj akt-marrëveshje, çdo pronë e shtetit që do të blihej, do të ishte pronë e të ish-të përndjekurve politikë, në varësi të kontributit të secilit. Por AKP-ja e anashkalon apo e zhduk këtë kërkesë dhe lëshon autorizimin e mësipërm, pa shmangur emrin tim. Në këtë kërkesë kanë falsifikuar firmën time. Pasi konstatova këtë dokument të falsifikuar, bëra deklaratën përkatëse në datën 12-11-1998, me nr. 2200 pranë AKP-së, në të cilën hedh poshtë këtë dokument dhe iu drejtova Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e ekspertizës së saj.
3. Për shitjen e anijes" Arbëresha" ekzistojnë dy kontrata të falsifikuara, konkretisht:
Kontrata
E lidhur sot më datë 10.07.1996 midis palëve
Numrit 07 që përfaqëson muajin, i kanë vendosur 08 me bojë, duke e bërë 10.08.1996. Kontratës. Përveç 5 personave, në kalimin e pronësisë i kanë emëruar edhe 4 persona të tjerë si bashkëpronarë, duke shkelur vetë autorizimet e lëshuara prej AKP-së. Që të dy kontratat i ka firmosur si përfaqësues i pronarëve hajduti i emëruar nga AKP-ja, që i mori shtetit dy anijet, i quajturi Th.H, i cili ka firmosur për blerësit, në njërën kontratë është pa vulë, në tjetrën janë vendosur dy vula të njëjta me shkrimin " Shipping Shpresa Tirana- Albania".
1. AKP-ja, përveç personave të paligjshëm, në kontratë ka shtuar edhe të tjerë, nëpërmjet urdhër-xhirimeve dhe mandat-arkëtimeve dhe mandat-arkëtimeve të pagesës së anijes, nga persona të cilët nuk dihen se kush janë, si për shembull, në urdhër-xhirimin e falsifikuar me nr. Serie 301190, ku poshtë tij kanë shkruar po të njëjtën numër me makinë shkrimi, ndërsa numrin e urdhër-xhirimit të serisë e kanë prishur, ku shkruhej "i brendshëm", duke lënë "as të brendshëm, as i jashtëm". Paguesit, si blerës të shumës 1.714.490 janë M.A, V. A, Y. B, B. Th. dhe A. H., në këtë urdhër-xhirimi nuk përcaktohet monedha e pagesës.
2. Të tre autorizimet e lëshuara nga AKP-ja përcaktojë se, kontrata do të lidhet pasi të jetë bërë likuidimi i plotë nga blerësit e ligjshëm. Kjo pagesë jo vetëm që nuk është bërë nga blerësit e ligjshëm, por edhe nga ata të paligjshëm, deri në datën e lidhjes së kontratës 10.07.1996, pasi një urdhër-xhirimi të falsifikuar ia kanë fshirë numrin e serisë 405900 dhe poshtë këtij kanë shkruar një numër tjetër me vlerën 5 milion, pa përcaktuar këtu monedhën e pagesës me emrin e njërit nga të emëruarit e AKP-së, i cili poshtë datës që mban urdhër-xhirimi, ka nënshkruar me emër, mbiemër dhe firmë, gjithashtu, pranë saj ka nënshkruar në emër të bankës, ku mungon vula. Kjo shumë është paguar pas lidhjes së kontratës, në datën 05 gusht 1996. Po kështu edhe mandat-arkëtimi 096013 me vlerën 4.3 milion nga po i njëjti person, pa përcaktuar monedhën, me datë pagese 08 gusht 1996. Është e kuptueshme pse i kanë bërë falsifikimin kontratës, duke i ndryshuar datën.
Lidhja e kontratës së anijes Tirana dhe shkeljet nga banka e kursimeve dega Vlorë.
Një lidhje akt-marrëveshje në datën 21.01.1998, midis kësaj banke, përfaqësuar nga drejtori TH.I. dhe shoqërisë detare " Shpresa" Vlorë, e përfaqësuar nga kryetari i saj F.Daulle, me letra me vlerë, që u përkasin ish-të përndjekurve politikë të Vlorës, në favor të AKP-së, për blerjen e anijes "Tirana", nga ana tjetër banka, pasi kjo shoqëri fantazmë, nuk ekzistonte në Vlorë. Banka xhiron nga kjo shumë, në datën 25.08.1998 me urdhër-xhirimi të falsifikuar dhe të kontestuar nga tre anëtarët e komisionit, shumën 85.861.801, por jo me urdhrin e shoqërisë që i kishte ngurtësuar, pasi ishte fantazmë, por me urdhër të një shoqate tjetër" Shpresa", me të njëjtin kryetar, si person fizik, privat, në ortakëri, edhe kjo shoqëri nuk ekzistonte. Në atë datë, pasi ishte çregjistruar me vendim të gjykatës Vlorë me nr. 14155 datë 02.07.1998, gjithashtu vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 16.07.1998, që urdhëron diferencat e papaguara të kësaj anije, që ishte 80%, të paguheshin kur anija të vinte në portin e Durrësit. Gjithashtu, ka shkelur edhe vendimin e komisionit datë 06.06.1998, që ndalon përdorimin e letrave me vlerë nga komisioni, gjithashtu, ndalon dhe çdo urdhër individi për përdorimin e këtyre letrave. Në atë kohë banka nuk ka përfillur kërkesat e mia, për të mos vepruar pa praninë time fizikisht, si anëtar i komisionit.
Agjencia Kombëtare e Privatizimit
Kjo agjenci ka lidhur dy kontrata shtije për anijen " Tirana", që ndryshojnë nga njëra-tjetra. Njëra prej tyre është pa emrin e Xhevit Ormëni, ndërsa tjetra e ka emrin, por të dyja janë pa firmën e tij, mbajnë datën 15.03.1996, nënshkruar si përfaqësues i pronarëve L.L me një prokurë të jashtëligjshme, pasi në kontratën që nuk figuron emri Xhevit Ormëni është nënshkruar me bojë në fund numri edhe data e prokurës 15.08.1997. Siç vihet re, prokura është lëshuar 17muaj pas lidhjes, pas nënshkrimit të kontratës. Ana tjetër e paligjshmërisë së kontratës është se, ata që kanë lëshuar këtë prokurë janë vetë me prokurë dhe nuk ua kanë dhënë të drejtën dhe lëshimin e një prokure të tretë, të cilët janë ish- të përndjekurit politikë të Vlorës. AKP-ja dhe Flota Detare Tregtare Durrës, kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave ( numër 440) datë 16.7.1998 që urdhëron këto dikastere: a) kontrata të lihet me para-datim, me datën e autorizimit të kalimit të pronësisë nr. pronësie 255 datë 24.01.1996. Këto dy institucione e shkelin dhe këtë pikë, duke e lidhur kontratën në datë tjetër; b) kontrata të lidhet me fituesit e ankandit. Këto institucione shkelin edhe këtë pikë, duke e lidhur kontratën pa praninë e Xhevit Ormënit; c) kontrata të lidhet pasi të vijë anija në portin e Durrësit dhe diferenca të paguhet pasi anija të vijë në Durrës. Për të vazhduar më gjatë, deri këtu kuptohet që kontrata është e pavlefshme (false), se pagesa e vleftës është e pa-likuiduar deri më sot dhe në rrugë të paligjshmërisë se:
a) Në dy aneks-kontratat e shitblerjes së anijes “ Tirana", marrë nga arkivi i prokurorisë Durrës, datë 15.01.2015, është fiksuar në mandat arkëtimin nr 119520, datë 19.01.1996, shuma 33.000.000.
b) Në shkresën e Prokurorisë, në fund të numrit 11, mandat-arkëtimi i mësipërm, që korrespondon me të njëjtën numër, nuk përputhet me pagesat në anek-kontratë, pasi është me datë tjetër 01.01.1998 dhe është urdhër-xhirim e jo mandat-arkëtim.
c) Në të dy ankes-kontratat e marra nga arkivi i Prokurorisë është i fiksuar një mandat-arkëtim me nr. 056110, datë 09.08.1996, me shumën 31.000.000 lekë privatizimi. Por si dokument nuk gjendet në arkivin e kësaj Prokurorie ky mandat-arkëtim, pra është falso fiksimi i tij në të dy ankes-kontratat, që do të thotë se kjo shumë nuk është derdhur në arkën e shtetit, po ashtu edhe shuma 8.062.203, që në total përbëjnë shumën 39.062.203 (lekë të reja), duke mos llogaritur pagesat e tjera të paligjshme të përcaktuara si më lartë.
Ankes-Kontratat e anijes" Tirana"
Janë përsëri dy aneks-kontratat në të njëjtën datë 26.11.1998, edhe këto dallojnë nga njëra tjetra, sepse njëra mban emrin e Xhevit Ormënit, ndërsa tjetra nuk e ka. Të dyja, nënshkruar si përfaqësues blerës i njëjti person që ka nënshkruar të dyja kontratat, L.L me të njëjtën prokurë si më lart. Ajo që është flagrante dhe abuzive, është se, në të dy ankes-kontratat, në pozicione të ndryshme në pagesa është shkruar mandat arkëtimi me nr 056110 datë 09.08.1996, me vlerën 31 milion lekë privatizimi, por nuk ekziston as në arkivat e AKP-s[ dhe as në Prokurorinë e Durrësit, ku mbahet mbyllur dosja e anijes "Tirana" janë fotokopje. Ashtu si në kontratë dhe në aneks-kontratë, ka nënshtruar i njëjti person në emër të blerësve, i cili ka nënshkruar edhe për A.SH, që ishte i emigruar ë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Flota Detare Tregtare FDT Durrës
Flota Detare tregtare e Durrësit ka nënshkruar kontrata dhe ankes-kontrata, ashtu si dhe AKP-ja, në mënyrë të paligjshme. Ajo ka lëshuar aktin e dorëzimit të anijes " Tirana", datë 16.03.1996 në emër të blerësve, si përfaqësues me prokurën nr.5812 L.L, ku nuk është shënuar data e lëshimit të prokurës, pasi kjo prokurë është lëshuar 17 muaj mbas lëshimit të këtij akt-dorëzimi, ndërsa AKP-ja, në datën 12.04.1996 ka lëshuar autorizimin e lidhjes së kontratës rreth një muaj pas akt-dorëzimit. Ka lëshuar akt-dorëzimin, pa ardhur anija në Porin e Durrësit, në kundërshtim me VKM-në Nr.440, datë 16.07.1998, pa u bërë likuidimi i plotë i vlerës.
Kapiteneria e Portit të Durrësit
Ka zhdukur dosjen e anijes"Tirana", me gjithë vendimin e Prokurorisë së Durrësit, për vendosjen e sekuestro së kësaj anijeje. Me shkresën e kësaj prokurorie me datë 14.12.1998, që patjetër, vendoset bllokimi për shitblerjen e kësaj anije. Me dosjen e kësaj, kapitaneria, që është hipoteka e anijeve, gjendet i pa zhdukur i vetmi dokument hipotekar " Kontratë shitblerje private" e datës 03.09.1998, e sipas të cilës e kanë çregjistruar dhe privatizuar në kohën që ajo ishte pronë e shtetit, sipas aneks-kontratës datë 26.11.1998, pronari i së cilës është personi që ka firmosur si përfaqësues i pronarëve në dy kontratat, dy aneks-kontratat dhe aktin e dorëzimit të anijes" Tirana", është Lefter Lamçaj.
Në këtë artikull, ka për qëllim informimin e ish- përndjekurve politikë, të interesuar për fatin e letrave me vlerë të tyre. Gjithashtu të bëj me dije se, me një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, të formës së prerë, i cili detyron bankën t'i kthejë shumën personit që është njëri nga ish- të përndjekurit politikë, ku me letrat me vlerë kanë kaluar për blerjen e dy anijeve, me prokurën, lëshuar mua prej tij. Të gjitha paralajmërimet tona tek institucionet më të larta të shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, kanë rënë në vesh të shurdhët, sado gjithë publikimeve të shtypit, me dhjetra herë. Me përjashtim të ish-presidentit Bamir Topi, i cili, pasi e informuan, e mori në konsideratë, duke iu drejtuar ish-Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama dhe kërkoi për hetimin e këtyre dy anijeve. Ish-Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi rifillimin e hetimeve për veprën penale" Pastrim i produkteve të krimit", duke ia kaluar për hetim prokurorisë së Durrësit, por, për fat të keq, kjo Prokurori nuk hetoi këtë vepër penale, edhe pse ana jonë pati emra konkretë. Për aq sa hetoi kjo prokurori, konstatoj shpërdorimin detyre, mashtrim dhe falsifikime nga institucionet shtetërore, duke e ndërprerë çështjen penale.
Kështu, përfunduan dy anijet moderne transoqeanike shqiptare. Anijen" Arbëria" e varrosën në xhunglat indiane, anijen" Tirana" në rrugë misterioze të piraterisë së deteve, të përbindëshave, që përpijnë flotën detare shqiptare si mall pa zot.