Kujdes, ju s’e dini që keni “vrasës” të fshehtë në shtëpi
Jetët tona po vihen në rrezik nga ajri i ndotur brenda shtëpisë, që shkaktohet duke filluar nga freskuesit e ajrit dhe deri tek qirinjtë aromatikë.
Ky paralajmërim vjen nga një studim i kryer nga ‘Royal College of Physicians dhe Royal College of Paediatrics dhe Child Health”.
Sipas tij, “ajri i ndotur brenda shtëpisë mund të ketë shkaktuar apo ka kontribuar për vdekjen e 99.000 njerëzve në Evropë, vetëm për një vit”.
Prandaj sugjeron që produktet e përditshme si sprajët e mizave, freskuesit e ajrit, deodorantët, si dhe produktet e pastrimit, të mbahen sa më larg dhe të përdoren me kujdes, pasi kontribuojnë për një kualitet të dobët të ajrit brenda shtëpisë, duke çuar deri edhe në shkaktimin e kancereve të rënda.