Kujdes nga virusi më i ri në “Facebook”

Kujdes nga virusi më i ri në “Facebook”

Është një nga viruset e fundit që po qarkullon në rrjetin social “Facebook” dhe po përhapet me një shpejtësi të madhe. Ndoshta të gjithë e keni vënë re të paktën një herë, postimin ku një miku juaj ju ka bërë ‘tag’ ju dhe shumë të tjerëve, e pretendohet se është një video pornografike.

Mos e klikoni! Bëhet fjalë për një virus që mund të dëmtojë kompjuterin tuaj, si dhe informaconet që ruhen në të. Sipas ekspertëve të sigurisë, ky virus i llojit “Trojan” ka infektuar më shumë se 100 mijë llogari në ‘Facebook” vetëm në dy ditët e para të qarkullimit.

Në momentin që ‘linku’ klikohet, përdoruesi, jo vetëm që rrezikohet nga ky virus, por automatikisht i bën ‘tag’ dhe e përhap këtë virus te të gjithë miqtë e tjerë.

SHKARKO APP